Zjarr i madh në Europa Park në Gjermani

27 maj 2018 | 22:05

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të parkut Europa Park në qytetin jugperëndimor gjerman, Rust.

Mijëra njerëz janë evakuuar, pasi zjarri i madh u shpërnda shumë shpejt, raportojnë mediat vendore, përcjell “albinfo.ch”.

Mësohet se asnjë vizitor nuk është lënduar, por shtatë zjarrfikës kanë marrë lëndime, derisa po mundoheshin që shuajnë zjarrin, që ishte mjaft i madh.

Zjarri nisi herët në mbrëmje në një ndërtesë magazinimi dhe më pas u zhvendos për të rrëzuar dhe shkatërruar pajisjet e varkave të “Pirates of Batavia”. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, 93, është dërguar në spital…