Zjarr në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas (video)

11 mars 2024 | 13:22

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në Parkun e Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka  thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë përplasur sot në rrugën Pejë - Deçan.…