Zjarr te hotel “Magra Austria” në Rugovë, digjet një villë

05 janar 2023 | 22:36

Një zjarr ka shpërthyer sonte në Hotel Magra Austria në Rugovë të Pejës, ku është djegur një villë, ndërkohë që ende s’dihen shkaqet.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se Policia është njoftuar mbi incidentin rreth orës 19:55 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve.

Gashi thotë se akoma nuk është bërë raporti final mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Ndërkohë rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga hoteli, teksa kanë bërë me dije se një villë është përfshirë nga flakët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut, 31-vjeçarit të vrarë në…