Zjarr

19 janar 2021 | 10:38
Adem GASHI
Zjarr
ka rënë ftohma ngrica acari
përreth e brenda nesh
mjegull tym krahnezë
është çasti të ndizet zjarri
çasti është diçka të ndezë

zjarr nuk bëhet vetëm me dru
të thata të njoma e shkarpa
digjet digjet dhe durimi fjala
mendimi dhe mishi me kokalla

zjarr
zjarr është urdhër – komanda
të mos na ngrijë dimri
të mos na verbojë nata

pastaj
para hirit na jep jetë
dhe prushi dhe drita dhe flaka
dhe si atij zogut mitologjik një ditë
edhe mund të na vijë Ringjallja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 64…