Zjarri i madh përfshinë edhe Fushë Kosovën

02 gusht 2021 | 22:09

Një zjarr i madh ka shpërthyer në disa fshatra të Fushë Kosovës.

Zjarri i cili nisi në sipërfaqet hamullore tashmë po rrezikon edhe shtëpitë e banueshme.

Ekipet e zjarrëfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka shpërthyer në vendbanimet Mesbardh dhe Kozmin.

Në disa rajone të Kosovës, pjesët malore dhe hamullore ditët e fundit janë përfshirë nga zjarret të cilat po nisin nga fushat dhe ato po arrijnë deri te malet.

Në zonën e Rugovës në Komunën e Pejës ditë më parë ka ndihmuar edhe KFOR’i me helikopter për të shuar zjarrin.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.

Kjo ministri ka thënë se në kohën kur vendi po ballafaqohet me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken propozoi që Kroacia të…