Zjarri në Klinë dëmton shtyllat elektrike, disa fshatra mbesin pa rrymë

08 gusht 2022 | 17:11

Një zjarr ka shpërthyer rreth mesditës së hënë në Komunën e Klinës.

Siç njofton KEDS,  zjarri ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike duke lënë pa energji elektrike fshatrat Drenoc, Poterqë, Dugujevë dhe Bokshiq.

“Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike”, njofton KEDS.

KEDS bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, të cilat mund të ndikojnë në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 09.08.2022 Punime të…