Zogaj: Video e LV-së ngjan me videoklipet e ‘Zyrës për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë

04 tetor 2022 | 12:17

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka reaguar pas videos së publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje (LV).

Ai ka theksuar se video e LV-së ngjan me ndonjë videoklip i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

“Kosova është shkatërruar gjatë viteve ‘90-a, kur kishim sistem aparteid të instaluar nga Serbia. Gjithçka që ka ndodhur nga 1999 e këtej ka qenë vetëm në funksion të ndërtimit. Është ndërtuar Kosova dhe janë ndërtuar institucionet e saj. Është bërë shteti me një fjalë. A ka pasur gabime? Sigurisht që po. Shumë madje. Por të thuash që për 20 vjet Kosova vetëm është shkatërruar, kjo më shumë se çkado tjetër, po duket me qenë si ndonjë videoklip i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovë’ në Qeverinë e Serbisë. Është e turpshme me pa video të partisë në pushtet, e cila në vend që të merret me problemet që i ka përpara, bën video se si na qenka shkatërruar Kosova e pasluftës. Të paaftë e mashtrues”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i qeverisë për të mos i ekzekutuar pagat e…