Zonat urbane në Ferizaj bëhen me kryetar

01 korrik 2019 | 16:08

Zgjedhjet në Ferizaj janë mbajtur edhe për kryetar të zonave urbane, ku me shumicë votash kryetar i zonës së parë urbane është zgjedhur Liman Ramadani, kryetar i zonës së dytë është zgjedhur Florim Avdiu, dhe i zonës së tretë Alban Metushi.

Kryetar i zonës së katërt është zgjedhur Bekim Shala, ndërsa i zonës së pestë urbane tash e tutje kryetar do të jetë Shkelzen Hashani, kryetar i zonës së gjashtë është zgjedhur Bajram Prcani, kryetar i zonës së shtatë është zgjedhur Xhelal Bislimi dhe kryetar i zonës së tetë urbane është zgjedhur Agon Qosa.

Kjo komunë është duke vazhduar me zgjedhjen e kryetarë të fshatrave.
Kryetar i fshatit Balaj është zgjedhur Florim Salihu, ndërsa kryetar i fshatit Dubravë është zgjedhur Avdyl Kopili.

Në fshatin Dremjak, kryetar është zgjedhur Afrim Shahini, ndërsa në fshatin Prelez i Muhaxherevë kryetar është zgjedhur Ismet Vranovci.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në fshatin Surqinë, ku kryetar është zgjedhur Heset Hajdini, në fshatin Manastric është zgjedhur Shaban Sejdiu, në Talinovc të Muhaxherëve është zgjedhur kryetar Njazi Behluli, në fshatin Mirash është zgjedhur kryetar Taip Bytyqi, në Cërrnillë është zgjedhur kryetar Shemsi Grainca dhe në fshatin Gurëz është zgjedhur Xhafer Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka…