“Zot, rrëzoje qiellin, e bane hata!”

11 korrik 12:31

(8 korrik, i motmotit 2022, babë e nanë
nga Buroja e Drenicës, duke u mbajtur
mbi kërryle, pas një vjet e gjysmë, u çmallen
me bijtë e UÇK-së, në burgun e Hagës)

Shkruan: Riza Greiçevci:

Hashim, bir,
o Lis i tamblëgjinit, të nanës Hyrë!
Hashim, bir, o Lis Gjaku i babës!
Hashim, bir, o mishi e gjaku jonë!
Kadri, bir, jetën e kalove, në male, çlirimtar
Jakup, bir, fe e djep, shqiptar!
Rexhep, bir, ndër male, fanar, luftëtar!

Erdhëm m’u pa, o jo jo, me kja,
Shënosh e mirë, të tanë jemi,
Drenica, Buroja, Prekazi,
Kosovë – Shqipëri, shpi për shipi!
Selam u kanë ba: nanat, motrat, gjyshërit, fëmijë!

O djemtë tanë, pasha kërrylen, pleqni e sy,
Nuset, tre here ma shumë po lindin fëmijë!
Kanë nisur malet me shungullue
Po flitet, një UÇK, don me sythue,
Gjaku i çlirimtarëve, s’asht ujë,
Malet po flasin pa të keq, pa bujë:
ATDHEUN! GJAKUN! LIRINË, UÇK-në,
S’IA SHESIM, S’IA FALIM KURKUJ!

O djepa të Kosovës,
Do halle, Murtajë e Kuqe i kemi,
Jemi varfnue, në mjegull jemi:
Po tutem, po rrëzohet qielli mi ne, pra
S’ndërrohet gjaku, liria, shteti, pa u ba hata…

Po, flitet, njëfar Gjykatë Speciale,
që një vit e gjysë, po bahet gati, si n’hajgare:

me gjykue
me mohue
me dënue
me poshtënue
me robnue
me dënue
me burgue
me ligshtue,
UÇK-në
“Ndërmarrje kriminale”,
e ka murue…

Paska pre, gra e fëmijë…
paska luftu për liri,
paska hjek një robni,
kush ka pa, kushka ni,
kriminelë çlirimtarët,
thika, vrasje, luftëtarët,
paskan dhunu, motra, nana…
vrasës, dhunues, egërsi,
UÇK-ja, bitevi!

Qysh, bre, gjykohet liria?
Qysh, bre, burgoset çlirmtari?
Qysh, bre, bahet thika demokraci?
Qysh, bre, u ba krimineli melaqe?
Qysh, bre, mohohet liria?
Mohohet gjaku, pushka çlirimtare?
Qysh, bre, poshtnohet UÇK-ja?
Oj, drejtësi, me krye teposhtë,
Rren Kosovën, rren këtë botë!

Hashim, bir, mos iu kthe nanës, pa UÇK-në,
hallall e paç tambëlgjinin e nanës,
Shnosh e mirë, shpejt u kthefshi,
Ju presin: Sofra, lugë, Drenica,
Ju presin malet, Kosovë – Shqipëri
shpi për shpi,
Ju presin zemra…sy… fëmija,
Ju pret Kosova e lirë,
GJAKU JUAJ, AS SHITET, AS FALET!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë, kryetari…