“Zoti na bekoi me një vajzë”, Arbër Hajdari bëhet baba

11 janar 2024 | 17:26

Personazhi i njohur për publikun Arbër Hajdari, ka konfirmuar se ai dhe partnerja e tij, Vlera Devolli janë bërë prindër për herë të parë.

Ka qenë vet Hajdari ai që ka konfirmuar këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, përmes një postimi, ku shihet së bashku me të bijën e sapo ardhur në jetë.

“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK)…