Zv/presidenti i Parlamentit Evropian viziton Prekazin heroik, bën homazhe tek varri i Adem Jasharit

03 janar 2019 | 23:45

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sot ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku është shoqëruar nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, bashk me të cilin kanë bërë homazhe pranë varrezave.

Wieland ka thënë se kjo vizitë e tij ishte obligative dhe se ndihet i nderuar që e kishte bërë.

“Kisha kënaqësi të pres sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci, ku bashkërisht kemi bërë nderime pran varrezave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve kemi vizituar edhe hapësirat tjera brenda Kompleksit, afër Kullës së rezistencës së Familjes Jashari, ku ciceroni zyrtar ka treguar pjesë të historisë së luftës së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe anëtarëve tjerë të Familjes.

Mikut tonë, në fund të vizitës në Prekaz, i dhurova një libër me shënime historike të Adem Jasharit, në gjuhën gjermane.

Ciceroni i ka treguar Wieland historinë e familjes Jashari, edhe pse zv.presidenti kishte njohuri për historinë e kësaj familje. Wieland është informuar se sa anëtarë të kësaj familje kanë shpëtuar dhe mosha më e vogël e anëtarit që është vrare ka qënë 6 vjeç, ndërsa sipas ciceronit sot kjo familje tash ka 26 anëtarë”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vlerësuar vizitën e zëvendëspresidentit Evropian, Rainer Wieland, ku i ka treguar atij për shtëpinë e Adem Jasharit dhe për dy shtëpitë e tjera që janë sulmuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se…