Zvicra dëshiron t’ia heq shiritin e kapitenit Xhakës

09 dhjetor 2022 | 13:43

Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptar më të mirë në historinë e Kombëtares së Zvicrës. Por, një gjë të tillë nuk po e mendojnë tifozët e ‘Helvetikëve’.

Një sondazh i publikuar nga gazeta zvicerane ‘Blick.ch’, tregon se një shumicë e madhe e tifozëve nuk e duan kosovarin si kapiten të Zvicrës.

Në këtë sondazh kanë votuar më shumë se 33 mijë persona, kurse përgjigja “Jo, ai nuk është më një model” ka marrë 69 për qind të këtyre votave, gjë që është tejet shqetësuese për një lider si Xhaka.

Në fakt e vetmja gazetë ‘Blick.ch’ për momentin është duke e përkrahur futbollistin me prejardhja nga Kosova, mediumet tjera përfshi edhe televizionin “SRF” janë të gjithë kundër Granit Xhakës.

Një moment i tillë ndoshta është pritur nga të gjithë, sepse kur je i mirë je zviceran, kur je i dobët je shqiptar. Këtë shumë mirë e kishte shpjeguar Mesut Ozil pas largimit nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Kjo urrejtje për Granitin vjen pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka në fundin e ndeshjes barti fanellën e Jasharit, që kishte mesazh të qartë për serbët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri ndodhet në grupin e skuadrave pretendente për kreun në…