Zvicra interesohet për Wengerin

30 korrik 2021 | 11:35

Arsene Wenger mund të rikthehet si trajner pas tri vitesh pushim. Zvicra pas largimit të Petkoviçit kërkon një teknik i cili mund t’i sigurojë kualifikimin në botërorin Katar 2022.

Francezi është 71 vjeç, por eksperienca e tij është e bollshme edhe pse nuk ka drejtuar kurrë një përfaqësuese të futbollit.

Wengeri është i njohur për 22 vitet në krye të bankinës së Arsenalit ku e la dhe për herë të fundit. Tashmë ai ka një rol në FIFA, por edhe pse në moshë të thyer mund t’i rikthehet sërish profesionit të vjetër ku la gjurmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka…