Zvicra shqyrton mundësinë për përdorimin e ilaçeve edhe pas skadimit

05 qershor 2023 | 13:22

Zvicra ka mungesë të barnave prej muajsh dhe shkatërron më shumë se 4500 tonë prej tyre çdo vit, shumica prej të cilave u ka skaduar afati.

Megjithatë, duket se ato mbeten të përdorshme edhe përtej datës së skadencës.

Kur të kalojë data e skadencës së një ilaçi, farmacitë i mbledhin ato dhe më pas asgjësohen. Data e skadencës e shkruar në kuti caktohet nga kompanitë farmaceutike.

“Dy javët e fundit kemi mbledhur shumë barna. Aty për shembull kemi një kuti pothuajse të mbushur me statina, një trajtim kundër kolesterolit që po shkon drejt shkatërrimit sepse i ka skaduar”, shpjegon Shahrazade Bounnaceur, farmaciste përgjegjëse për farmacinë Rond-Point në Gjenevë, për RTS.

Ky kufi “tregon se medikamenti do të ruajë aktivitetin terapeutik dhe biologjik deri në atë datë. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk është më i përdorshëm, por informacionet nga industria farmaceutike tregojnë se deri atje është i qëndrueshëm”, shpjegon farmacistja.

Megjithatë, disa studime, duke përfshirë një nga Instituti i Farmacisë Würzburg të botuar në Deutsche Apotheker Zeitung, tregojnë se barnat janë të vlefshme përtej datës së skadencës, pasi përbërësi aktiv mbetet i qëndrueshëm shumë vite më vonë, përcjellë albinfo.ch.

Duket e vështirë për profesionistët e shëndetësisë që të rekomandojnë konsumimin e barnave të skaduara. Nëse supozon ta konsumojë, madje u thotë miqve se mund ta marrin edhe ata, Selina Pinosch, pediatre thotë se duhet pasur kujdes.

“Si mjeke, është më e ndërlikuar. Nëse ndodh ndonjë gjë, kjo përfshin përgjegjësinë time. Prandaj i takon konsumatorit të vendosë nëse do të marrë një pullë të skaduar apo jo”, u shpreh ajo.

Por disa lloje të barnave të vjetruara mund të paraqesin rrezik. Tretësirat orale, injeksionet apo pikat e syve kanë rrezik të kontaminimit bakterial. Këto janë gjëra që nuk duhen përdorur pas datës së skadencës”, paralajmëron Shahrazade Bounnaceur, shkruan RTS.

Gjithashtu duhet theksuar se edhe ruajtja e barnave, në një vend të thatë dhe të mbrojtur nga drita, luan rol në ruajtjen e tyre.

Një sistem i ngurtë

Por pavarësisht mungesës së barnave, Swissmedic, autoriteti autorizues dhe monitorues për produktet terapeutike, ndalon konsumimin e preparateve të skaduara. Për të paraqitur një kërkesë për data të zgjatura, prodhuesit do të duhet të kryejnë studime shtesë, duke përfshirë testimin e barnave që janë tashmë në treg për një periudhë më të gjatë kohore.

Por në Shtetet e Bashkuara, autoritetet janë më proaktive. Kështu, FDA (Food and Drug Administration), ekuivalenti i Swissmedic, teston vetë jetëgjatësinë e barnave. Falë rezultateve të tij, data e skadencës është shtyrë nga 5 në 10 vjet, madje 12 vjet për shumë barna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martesa funksionon me shumë kompromise, duke filluar nga mënyra se…