Zyberaj: Do të jem zë për atdheun tonë

18 janar 2021 | 13:12

Jetlir Zyberaj këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli i ka hyrë për herë të parë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Zyberaj është renditur i 44 në listën e përbashkët LDK-AKR, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Nëpërmjet një postimin në profilin e vet në “Facebook”, Zyberaj ka thënë se është koha për të ngritur vlerat dhe parimet thelbësore si një shtet i lirë dhe i pavarur, kurse është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm për atdhe. “Unë synoj të jem një zë për atdheun tonë, për qytetarët që besojnë në vlerat e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, jashtë dhe tekst

Postimi i plotë i Zyberajt:

Pas shumë vitesh duke punuar si Këshilltar i parë i Presidentit Behgjet Pacolli dhe duke punuar me të në të gjitha kapacitetet e tij për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me botën, për të sjellë njohje në Kosovë dhe për të promovuar investime dhe zhvillim ekonomik për Kosovën, çështje që kanë qenë gjithmonë në zemër të President Pacollit, unë do të garoj për Deputet për Kuvendin e Kosovës si pjesë e partneritetit midis AKR dhe LDK.

Duke qenë se kam shërbyer në kapacitete të ndryshme në qeverinë e Kosovës dhe duke ardhur nga një familje ku u rrita me idealin e lirisë, mendoj se ky është momenti i duhur për të ngritur vlerat dhe parimet tona thelbësore si një shtet i lirë dhe i pavarur në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, unë do të garoj me nr 44 në listën e përbashkët me LDK.

Unë synoj të jem një zë për atdheun tonë, për qytetarët që besojnë në vlerat e Kosovës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…