Zyra e BE-së në Kosovë: Koha për unitet

24 mars 2020 | 14:53

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka bërë me dije se është duke qëndruar bashkë me Kosovën në luftën kundër Covid-19.

“Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë”, është thënë në deklaratën e Zyrës së BE-së.

Në këtë kontekst, kjo zyre ka ftuar udhëheqësit e institucioneve që të punojnë së bashku në luftimin e koronavirusit.

“I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politikë ose institucional, por për unitet politik”, është thënë në këtë deklaratë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi i ka marrë jetën ylli të xhaz-it Manu Dibango.…