Zyra e BE-së në Kosovë reagon për protestën e veteranëve të UÇK-së

16 qershor 2022 | 12:11

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka reaguar për protestën që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës nga veteranët e UÇK-së si rezultat i mospërfshirjes së tyre në Projektligjin për pagën minimale, i cili është miratuar në lexim të parë.

Kjo zyre ka theksuar se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë ka bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit.

“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, derisa dëgjohet zëri i tyre”, është thënë në reagim e Zyrës së BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin…