Zyra e Kurtit, Borrellit: BE-ja mos të provojë që aksionin e sotëm ta bëjë problem politik apo etnik

13 tetor 2021 | 15:24

Aksioni i Policisë së Kosovës në disa lokacione në vend ka pasur në cak krimin dhe kontrbandimin.

Kështu është shprehur Luan Dalipi, Shef i Stafit në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se në veçanti BE-ja nuk duhet të provojë që aksionin e sotëm ta bëjë problem politik apo etnik, transmeton Klankosova.tv.

“Askush dhe në veçanti zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, nuk duhet të provojnë që këtë ta bëjnë problem politik apo etnik dhe koordinimi bilateral nuk është relevant në këtë rast, sepse ndalimi i krimit dhe tregtisë ilegale është kompetencë tipike e një vendi sovran”, është shprehur Dalipi.

Ky reagim i tij vjen pasi që Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell tha se “veprimet e njëanshme të pakoordinuara janë të rrezikshme”.

“Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka pasur në shënjestër krimin dhe kontrabandën në katër komuna në Kosovë, që njëra prej tyre është në pjesën veriore të vendit (ku kriminelët nxitën dhunë)”, ka vazhduar Dalipi.

Ai ka shtuar se huliganët e dirixhiuar nga Beogradi, për të bërë që problemi të duket ndëretnike në mes të qytetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë kryetari i parë i LDK-së në Kaçanik,…