Zyrtare: Avdyli te Kamza

04 janar 2018 | 13:23

Portieri Ilir Avdyli edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Kamzës nga Shqipëria.

Ish-reprezentuesi i Kosovës kishte qenë pjesë e kampionatit shqiptar edhe në të kaluarën, kurse gjashtë muajit e fundit ishte pjesë e Shkëndijës nga Tetova. Ish-anëtari i Llapit, Ferizajt dhe Hajvalisë ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Kamzës, e cila renditet e gjashta në Superligën Shqiptare.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur…