Zyrtare: Conte, trajner i Interit

31 maj 2019 | 11:10

Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit. Ka qenë vetë klubi zikaltër, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka zyrtarizuar teknikun italian, i cili do të zëvendësojë Luciano Spallettin.

Edhe pse Spalletti arriti ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, drejtuesit nuk kanë qenë të kënaqur me futbollin e interpretuar nga skuadra, duke i besuar kështu timonin një emri të madh si Antonio Conte.

49-vjeçari kishte disa javë që përflitej për të marrë drejtimin e Interit, teksa zyrtarizimi ka ardhur mëngjesin e ditës së sotme. Sipas raportimeve të mediave italiane, Conte pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro në 2 sezonet e para me Interit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem GRABOVCI Në 20-vjetorin e rënies heroike T’i kujtosh dhe…