Zyrtare: Conte, trajner i Tottenhamit

02 nëntor 2021 | 13:16

Antonio Conte është emëruar edhe zyrtarisht trajner i Tottenham Hotspur. Në këtë mënyrë strategu italian rikthyet në Premier Ligë, aty ku e kishte drejtuar në vitin 2018 skuadrën e Chelseat.

“Spurs” e shkarkoi trajnerin Nuno Espirito Santo pas humbjes 3-0 nga Manchester United.

“Jemi të lumtur të njoftojmë me emërimin e Antonio Contes në pozitën e trajnerit. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2023, me opsion për ta vazhduar”, thuhet në njoftimin e “Spurs”. Conte ishte trajner i lirë, pasi në verë ishte larguar nga skuadra e Interit, skuadër të cilën e kishte shpallur kampione në Itali.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Stambollit ka shqiptuar dënimin me 16 vite e…