Zyrtare: Dallku, trajner i Dukagjinit

08 tetor 2020 | 15:14

Skuadra e Dukagjinit e ka zyrtarizuar sot si kryetrajner të skuadrës, Armend Dallkun.

Pas largimit të trajnerit klinas, Severin Elezaj, Dukagjini ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Prishtinës.

Dallku do e drejtoj Dukagjinin deri në fund të këtij sezoni. Pjesë e shtabit teknik do të jetë edhe ish ndihmësi i tij, Artan Luzi.

“Dallku nga sot merr timonin e skuadres së Dukagjinit!

Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi tashmë ka arritur akordin me ish trajnerin e FC Prishtinës zt. Armend Dallku i cili do ta drejtoj skuadren tonë deri në fund të këtij sezoni.

Pjesë e shtabit teknik të Dallku do të jetë edhe ish trajneri kondicional të FC Prishtina, Artan Luzi.

Klubi u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sfidat e përbashkëta. Na priftë e mbara”, njofton klubi nga Klina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), ka mbushur katërt vite…