Zyrtare: Edinson Cavani i bashkohet Valencias

30 gusht 2022 | 11:40

Edinson Cavani është sulmuesi i ri i Valencia.

Ylli uruguaian, Edi Cavani i është bashkuar skuadrës së Valencia, si dëshirë primare e trajnerit Gennaro Gattuso.

Lojtari është shprehur i lumtur për lëvizjen e tij dhe ka thënë se është i lumtur që është pjesë e Valencia.

“Familja ime dhe unë jemi të lumtur dhe krenar që jemi pjesë e Valencia”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Cavani është aktualisht 35-vjeçar dhe në “Mestalla” shkon me një karrierë të bujshme, pasi ka luajtur me skuadra si Napoli, PSG dhe Man Unitedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është…