Zyrtare, futbollisti i Kosovës firmos me Interin

19 korrik 2021 | 18:39

Andi Hoti ka rinovuar kontratën me Interin. Mbrojtësi 18-vjeçar i cili u bashkua vitin e kaluar me zikaltrit, ka hedhur ditë e sotme firmën mbi kontratë për rinovimin.

Pasi ka shkëlqyer me Interin U-17 dhe U-19, tashmë drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën. Italianët besojnë shumë aftësitë e futbollistit të Kosovës dhe tashmë e kanë “blinduar” me një kontratë deri në vitin 2024.

Kjo është kontrata e parë si profesionist për Hotin, i cili tashmë shpreson të grumbullohet edhe me ekipin e parë, ku do të kërkojë të lërë gjurmë dhe t’i bëjë përshtypje trajnerit Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Albin Thaqi është duke kaluar një…