Zyrtare: Gashi largohet nga Vëllaznimi

17 qershor 2019 | 17:46

Kushtrim Gashi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Vëllanzimit në edicionin  e ri futbollistik. Mesfushori e konfirmoi largimin nga skuadra kuqezi nëpërmjet një statuesi në “Facebook”.

“Pas tri vitesh erdhi koha te ndahemi me Vëllanzimin. Faleminderit presidentit te klubit, Agim Cana dhe të gjithë trajnerëve që e drejtuan klubin në këto tri vjet, shoqërinë, tifozët fantastik ‘KZJ-1927’, dhe gjithë qytetarët e Gjakovës. Besoj se kam dhënë gjithçka nga vetja ime që një ditë të jem i mirëpritur në Gjakovë”, ka shkruar Gashi.

Largimin nga skuadra e Vëllaznimit të dielën e bëri edhe Samir Sahiti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 30 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës…