Zyrtare: Isufi emërohet trajner i Ballkanit

15 qershor 2021 | 20:32

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka emëruar Bekim Isufin trajner të ri. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi suharekas në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Të dashur tifozë.  Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkanit për sezonin 2021/22 është emëruar Bekim Isufi i cili ishte me i përafërt sa i përket misionit dhe vizionit të klubit.  Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur që drejtimin e klubit në aspektin sportiv për edicionin e ardhshëm t’ia besojmë Isufit.  Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.

Ballkani edhe pse pati një sezon të mirë në Superligë në fund e mbylli kampionatin pa trofe dhe pa vendin e dytë që e dërgon skuadrën në garat evropiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në…