Zyrtare: Jetullahu te Vëllaznimi

18 dhjetor 2018 | 16:45

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova vazhdon të jetë aktive në transferimin e futbollistëve.

Mesfushori Labinot Jetullahu i cili ishte pjesë e KF Drita, KF Trepça ‘89 dhe se fundmi pjesë e KF Onix, ka nënshkruar për skuadrën kuqezi nga Gjakova.

Jetullahu ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020. Vëllaznimi është përforcuar me qendërmbrojtësin Agron Beqiri, i cili sezonin vjeshtor ishte pjesë e KF Onix. Futbollisti në fjalë ka nënshkruar me skuadrën gjakovare kontratë deri në fund të edicionit 2019/20.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmin që ne e shohim çdo fundvit, protagonisti nuk e…