Zyrtare: Joncevski emërohet trajner i KB Bashkimi

14 dhjetor 2023 | 13:23

Klubi prizrenas ka njoftuar me këtë rast se trajner i ri do të nisë punën nesër (e premte). Ai do të drejtojë për herë të parë Bashkimin të shtunën në ndeshjen e xhiros së 13-të në Superligë ndaj Trepçës në Mitrovicë.

“Marrëveshja me trajnerin është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, Trepçën, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 dhe së fundmi është selektor i përfaqësueses. KB Bashkimi i uron shumë suksese trajnerit ri Aleksandar Joncevski”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi…