Zyrtare: Kosova hap kufirin me Shqipërinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se nga e hëna do të largohet edhe masa e vetizolimit.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, pa kufizim të orarit të lëvizjes.
“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF-së të vendosura në pikat kufitare. Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi I lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, ka thënë Zemaj.
Ky propozim është votuar me votë unanime nga të gjithë ministrat.



