Zyrtare: Ranieri, trajner i Sampdorias

11 tetor 2019 | 17:15

Sampdoria e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do të jetë Claudio Ranieri. 67-vjeçari rikthehet në Itali, ku për herë të fundit e kishte drejtuar Romën sezonin e shkuar.

Për stolin e Sampdorias u përfolën edhe emrat e Gianni De Biasit si dhe Genaro Gatussos, por në fund presidenti Ferrero vendosi për Claudio Ranierin, i cili do të përfitojë deri në fund të sezonit 1 milion euro. Italiani zëvendëson Di Francescon, për të cilin po kthehet në makth, pasi edhe te Roma e zëvendësoi një sezon më parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka…