Zyrtare: Ronaldo në Juventus

10 korrik 2018 | 18:24

Juventusi do të jetë skuadra e re e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka dhënë lejen për transferimin e Ronaldos në Torino për shumën 105 milionë euro.

“Ka ardhur koha të hap një kapitull të ri në jetë dhe për këtë kërkova transferimin. Iu lutem tifozëve të më kuptojnë, pasi kanë qenë të mrekullueshëm këto 9 vite. Reali ka zemrën time dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë. Kam reflektuar shumë, por tani koha është për një cikël të ri”, ka thënë Ronaldo, i cili ka luajtur për skuadrën e Realit nga viti 2009.

Ronaldo ka arritur pesë herë të dalë fitues i “Topit të Artë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikollë Berishaj   Elbasanishtja si themel i duhur për gjuhën…