Zyrtare: Sejdiu, trajneri i Vëllaznimit

11 qershor 2018 | 21:22

KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Gani Sejdiu. Ky i fundit do t’i prijë skuadrës së Vëllaznimit në edicionin e ri 2018/2019.

“Presidenti i klubit, Agim Cana sot ka arritur marrëveshjen me trajnerin Gani Sejdiu që sezonin 2018/2019 ta udhëheq klubin kuq e zi drejtë Superligës. Nga java tjetër pritet që klubi të përforcohet edhe me 3-4 lojtarë”, thuhet në njoftimin e KF Vëllaznimi.

Sejdiu edhe në kampionatin e fundit e drejtoi Vëllaznimin në disa ndeshje, por pa mundur të sigurojë mbijetesën në elitë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencioni Anti Korrupsion (AKK) ka bërë publik regjistrat e deklarimit…