Zyrtare: Shkëlzen Gashi pensionohet nga futbolli

26 maj 2023 | 12:09

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, ka njoftuar pensionimi nga futbolli.

Ishte vetë lojtari që përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” ka njoftuar se në fund të sezonit do t’i varë këpucët.

“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do të vijë. I juaji Shkeli”, ka shkruar Gashi.

34-vjeçari aktualisht është pjesë e Aaraus në ligën e dytë të Zvicrës, teksa më parë karrierë ka bërë edhe tek Bellinzona, Schaffauseni, Xamaxi e Zuerichu, Baseli në Zvicër, kurse në ligën MLS në ShBA ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.

Kujtojmë që me Përfaqësuesen e Shqipërisë, Gashi ka 16 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet për hapjen e tunelit të Llogarasë, që lidh Dukatin…