Zyrtare: Unai Emery, trajner i ri i Aston Villas

25 tetor 2022 | 14:02

Unai Emery është rikthyer në Premierligë. Aston Villa ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Arsenalit. Klubi anglez nuk ka bërë me dije kohëzgjatjen e kontratës me Emeryn, por ka njoftuar se ai do ta marrë drejtimin e skuadrës nga 1 nëntori.

50-vjeçari së fundmi ishte trajner te Villarreali në La Liga. Ai te skuadra nga “Villa Park” do të zëvendësojë Steven Gerrardin, i cili është shkarkuar ditë më parë.

Aston Villa raportohet se ka paguar klauzolën prej 6 milionë eurosh të trajnerit spanjoll. Paga e Unai Emeryt te klubi nga Briminghami është thënë se do të jetë rreth 7 milionë euro në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Enis Veliu Shumë kujt mund edhe t’iu duket e…