Zyrtare: Veliu, futbollist i Gjilanit

10 shtator 2019 | 17:07

Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Franc Veliu.

Mbrojtësi nga Vlora në skuadrën e Gjilanit vije si futbollist i lirë në skuadrën që bënë gara në Superligën e Kosovës. Ai edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit të Flamurtarit.

“Mbrojtësi më i ri i Gjilanit ka mjaft përvojë në karrierën e tij futbollistike, ku më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave nga Shqipëria, si ajo e Partizanit dhe e Kukësit. 30-vjeçari gjithashtu ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, me ç’rast ai kishte pasur 7 paraqitje me kuq e zinjtë, ku ishte pjesë e saj nga viti 2009 deri në vitin 2013”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.09.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1.…