Zyrtare: Zgjedhjet parlamentare mbahen më 7 qershor
Partitë politike janë darkoduar që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor. Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, zyrtarët e partive politike kanë dhënë qëndrimet e tyre.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka caktuar 7 qershorin si datë për zgjedhjet e reja.
“Siç jeni në dijeni pas dështimi të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit prej 45 ditëve. Dje kam pritur në takim Kryesuesin Kreshnik Radoniqi me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet. Ndërsa sot përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Dëgjova propozimet e partive për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve Kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së, dhe rëndësisë së pjesëmarrjes, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen 7 qershor”.
“Kjo nuk është ajo çfarë qytetarët kanë dashur, pasi ata presin përbashkim, institucionale stabile dhe jo e kundërta e saj”, ka thënë Haxhiu.
“Shumë punë kemi para vetes dhe se kemi komoditetin të humbim kohë. Në demokraci ku rruga institcuonale bllokohet fjala i kthehet qytetarëve. Përgjegjësia është e të gjithëve. Kosova ka dëshmuar se di të organizojë procese zgjedhore të lira, demokratike dhe të besueshme”, ka thënë Haxhiu.



