Zyrtare: Zhdrella nënshkruan me Dukagjinin

16 janar 2022 | 15:17

Sulmuesi i njohur Mentor Zhdrella, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me Dukagjinin.

Lajmi u bë i ditur nga vet klubi nga qyteti i Klinës.

“Mentori ka një karrierë të pasur ne futbollin kosovar, ai në të kaluarën ishte pjesë e shumë skuadrave në futbollin tonë, duke u paraqitur me disa klube të ndryshme, ‘Hysi’, ‘Prishtina’, ‘Feronikeli’, janë vetëm disa nga klubet me të cilat ai është aktivizuar ne të kaluarën. Klubi i fundit me të cilin është paraqitur Zhdrella për një periudhë katërvjeçare është skuadra e KF Llapit, klub në të cilin ishte edhe si kapiten në dy edicionet e fundit. Mentori ishtë përballur me një lendim i cili e la jashtë fushave të gjelbërta për disa muaj, dhe tash pasi e ka tejkaluar do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin me përvojën e tij dhe karrierën e pasur që ka pas vete”, është thënë në njoftimin e klubit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka treguar në 24 orët e fundit…