
Zyrtari i lartë i BE-së i telefonon Kurtit, ja për çfarë biseduan
27 prill 2021
| 12:16
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka theksuar se pret që të punojnë së bashku edhe në avancimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Sapo kam folur me kryeministrin Albin Kurti dhe e ka përgëzuar atë për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. Presim të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai.