Zyrtari i partisë së Vuçiqit akuzon ambasadorin rus për ndërhyrje në punët e Serbisë

28 dhjetor 2022 | 07:45

Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar lidhur me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Zyrtari i partisë së Aleksandar Vuçiqit e ka akuzuar ambasadorin rus për ndërhyrjet e këtij të fundit në çështjen e Serbisë.

“Derisa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë. Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, citon Shormaz në Twitter.

Po ashtu, eksperti i sigurisë Agim Musliu thotë se paraqitja e ambasadorit Bocan-Harchenko, pas shaqjes së grupeve kriminale në barrikada, e plotëson mozaikun e ndërhyrjes ruse në Kosovë përmes Sebisë.

“Pas paraqitjes së Wagnerit, Qendrës së Spiunazhit në Nish dhe grupeve të tjera në barrikadat në veri të Kosovës, tani u shfaq edhe ambasadori rus në Beograd. Kjo plotëson mozaikun e përfshirjes ruse në Kosovë përmes Serbisë”, thekson Musliu.

Kujtojmë se që nga 10 dhjetori, serbët lokal të ndihmuar nga grupet ekstremiste me mbështetjen e Beogradit kanë vendosur disa barrikada në veri të Kosovës.

Vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. /The Geopost

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…