Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë

10 gusht 2021 | 13:26

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Viva Fresh”, Xhevdet Rexhepi, e kanë zyrtarizuar të martën marrëveshjen për sponzorizimin e Ligës së Parë.

Nga kjo kontratë e lidhur ndërmjet FFK-së dhe kompanisë “Viva Fresh” do të përfitojnë 20 klubet e Ligës së Parë të të dyja grupeve.

Në bazë të marrëveshjes së arritur palët janë dakorduar që Liga e Parë në edicionin e ri garues të quhet “Viva Fresh Liga e Parë”. Kampionati i ri në “Viva Fresh Ligën e Parë” fillon më 28 gusht.

Ndërsa të drejtat televizive të kësaj lige për edicionin 2021/2022 i ka fituar kompania “Art Motion”, duke ia siguruar kësaj lige 150 mijë euro për vit futbollistik, marrëveshje e cila është zyrtarizuar të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori anglez Jack Grealish është shprehur i lumtur për kalimin…