Zyrtarizohet ndarja e Koemanit dhe Barçës, ja sa përfiton holandezi

26 nëntor 2021 | 14:17

Barcelona dhe Ronald Koeman kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e trajnerit, i cili u shkarkua pak javë më parë për rezultate të dobëta.

Sipas mediave katalane, holandezi ka pranuar të marrë 10 milionë euro, duke i kursyer klubit dy milionë euro. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Koemanin nuk e lidh më asgjë me klubin katalan, që do të thotë se mund të punojë që tani në çdo klub tjetër.

Trajneri holandez u shkarkua pas humbjes ndaj Vallecano dhe u zëvendësua përkohësisht nga Sergi Barjuan, derisa Xavi Hernandez mori përfundimisht frenat e ekipit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e mbajtur sot në mes të Qeverisë së…