Zyrtarja e BE-së e akuzon Borrellin se po punon kundër Kosovës
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për qasjen e tij ndaj Kosovës.
Schneeberger, përmes një postimi në Twitter, ka akuzuar Borrellin se po e përkëdhel Serbinë derisa po kryen krime jashtë territorit të saj, duke iu referuar kidnapimit të sotëm të tre policëve të Kosovës.
“Zoti, Josep Borrel, ju dëshironi ta sanksiononi një shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë e Serbisë, por se këtë të fundit e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj”, ka thënë zyrtarja e BE-së, transmeton Telegrafi.
“Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët”, ka shkruar Schneeberger.
Mr @JosepBorrellF, so you want to sanction a country whose #police officers are lured out by an armed civilian and then kidnapped by units of a foreign state, but appease the country that executes such crimes outside its own territory? Resign before you do more damage. You are a…
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 14, 2023



