“Apple” prinë bindshëm para “Samsung” me profit vjetor

28 Dhjetor 18:05

Fitimi mesatar global për pajisje “Apple” arriti në 151 dollarë gjatë tremujorit të tretë, korrik-shtator, e cila është pesë herë më shumë se rivali i tij më i afërt “Samsung”, njoftoi firma kërkimore “Counterpoint”.

Nga ana tjetër “Samsung”, i cili është ndër kompanitë me më shumë telefona në portofol, shpalli një fitim prej 31 dollarë për njësi gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti sugjeron se fitimi i përgjithshëm i telefonave është rritur me 13 për qind në vit gjatë tremujorit të tretë, por kjo është ndikuar kryesisht nga ecuria e fortë e “Samsung” dhe markave kineze.

Fitimi nga “Apple” është pesë herë më e lartë se “Samsung” dhe rreth 14 herë më e lartë se fitimi mesatar në modelin e markave kineze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn nuk e…