>

Arrestohet lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

22 shkurt 12:45

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se është arrestuar nga policia në Moskë.

Navalny ka shkruar sot në llogarinë e vet në “Twitter” se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga ordinanca e dentistit të tij.

Sipas tij, policia i ka kumtuar atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.

Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë.

Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar.

Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Lista Serbe ka bërë me dije se nuk do ta…