>

“Facebook” dhe “Candy Crush”, 100 miliardë dollar çdo vit nga amerikanët

12 shkurt 12:03

Sipas një studimi të ri, “Facebook” dhe” Candy Crush” janë mënyrat me të cilat punonjësit amerikanë kalojnë kohën në punë.

Në revistën “Journal of Applied Psychology” shkruhet se shuma totale që shpenzojnë të punësuarit për “Facebook” dhe lojërat e tij është rreth 100 miliardë dollar në vit.

Koha e lirë e tepërt që i çon në mërzi, sipas studimit, vjen jo nga dembelizmi i punëtorëve, por nga tendenca e kompanive amerikane për të punësuar më shumë njerëz sesa u nevojitet, në mënyrë që shërbimi ndaj klientit të jetë i shpejtë.

Në këtë mënyrë, shumë punëtorë mbeten me kohë për të shtyrë dhe shpenzojnë para me “Candy Crush”./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Victoria Beckham është duke punuar shumë në Nju Jork, pasi…