Kujdes nga e-mailat e “Netflix”-it

15 Janar 14:40

Herën tjetër kur të pranoni e-mail nga shërbimi i njohur “Netflix” jeni të kujdesshëm kur të hapni atë.

Ekspertë për siguri në internet kanë lëshuar një njoftim urgjent rreth virusit që sulmon e-mailat e “Netflix” dhe është dizajnuar që të mashtrojë njerëzit që të japin detaje të kredit kartelave.

“Netflix është bërë punë e preferuar për frymëzimin e mashtruesve në internet. Baza e gjerë e përdoruesve i ka bërë ata të jenë shumë popullor “, thotë Emanuel Marshal nga “MailGuard”.

Duke përdorur teknikën phishing, hakerët bindin njerëzit që të ndajnë me ta të dhënat financiare, dhe më pas u dërgojnë mesazhe se parapagimi për “Netflix” ka dështuar dhe duhet të përsëritet.

Për këtë arsye keni kujdes kur hapni e-mailin dhe shikoni mirë adresën se prej nga vjen. Nëse shihni një grumbull numrash dhe shkronjash, sigurisht se ky nuk është “Netflix”. (KP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Filiali i një banke të nivelit dytë është grabitur mesditën…