Ndërron jetë artisti i vallëzimit, Rexhep Çeliku

12 janar 2018 | 11:37

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë artisti i madh i vallëzimit, Rexhep Çeliku.

Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe në repertorin e tij numëron më shumë se 8 mijë shfaqje dhe 32 role në vallet më të bukura të të gjitha krahinave shqiptare, Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.

Disa ditë më parë, presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin “Nderi i Kombit”, ceremoni në të cilën mjeshtri Çeliku u paraqit vetë, edhe pse i sëmurë rëndë.

Ai ishte  nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga ish-presidenti Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy modelet e njohura Heidi Klum dhe Emily Ratajkowski kanë…