>

Televizori i së ardhmes

08 mars 17:45

Në saje të teknologjisë së avancuar gjithnjë e më tepër, një nga ndryshimet më të mëdha që vëmë re janë aparaturat, të cilat i përdorim çdo ditë.

Një ndër to janë edhe televizorët, të cilët ndryshe nga vite më parë ku vinin të stërmëdhenj, sot po prodhohen gjithnjë e më të hollë.

Por ajo çfarë sjell kompania “Tv-Two”, mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.

Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.

Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…