Ali Ahmeti viziton komunën e Drenasit

08 mars 2018 | 17:45

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka vizituar Komunën e Drenasit, ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovi.

I pari i Drenasit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vizita e liderit të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetit, në komunën e Drenasit, është respekt dhe mundësi e re për thellimin e begatimin e bashkëpunimit institucional.

“Kjo vizitë, është në vazhdën e intensifikimit të ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit, që së shpejti do të konkretizohet në ekonomi, arsim, kulturë e sport, duke e zgjeruar në nivelin komunal me komunat e Maqedonisë. Së shpejti do të kemi takimet e përbashkëta për hartimin e marrëveshjeve si dhe binjakëzimin me komunat që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoni”, ka thënë Lladrovci, duke shtuar se marrëveshjet do të jenë në interes të përbashkët në funksion të ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit.

“Z. Ahmeti në Drenicë ka qenë çdo herë i mirëseardhur, ishte me ne që nga ditët tona të para të veprimtarisë patriotike, duke marrë përgjegjësi dhe në ballë të angazhimit tonë të përbashkët, për çlirim. Sot, si prijës politik i shqiptarëve i kontribuon fuqishëm paqes, stabilitetit dhe prosperimit jo vetëm të shqiptarëve në Maqedoni”, është shprehur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
8 Marsi i këtij viti e gjen Kosovën në vazhdën…