Vatikani krijon një portal të vetëm për të gjithë mjetet e komunikimit

13 dhjetor 21:00

Vatikani njoftoi sot se brenda një kohe të shkurtër do të krijojë një portal të vetëm, duke rigrupuar tërësinë e mediave, që do të drejtohet nga një departament i vetëm redaktues, pjesa më e dukshme e një reforme të thellë në fushën e komunikimit i nisur dy vite më parë.

”Versioni i parë i portalit të ri multimedial (www.vaticannews.va) do të shfaqet në ditët në vijim dhe do të rigrupojë Radio Vatikanin, televizionin CTV si dhe rrjetet sociale të papa Françeskut si dhe shtëpinë botuese”, bëri të ditur në një deklaratë peshkopi Dario Edoardo Vigano, prefekt i Sekretariatit për komunikimin në Selinë e Shenjtë.E përditshmja, Osservatore Romano, shërbimi fotografik dhe tipografia e Vatikanit do ti bashkohen portalit duke nisur nga 1 janari. “Reformat nuk bëhen vetëm kur diçka nuk ecën mirë.

Ato bëhen sepse kohët kanë ndryshuar”, sqaroi Mgr Vigano për gazetën Corriere della Sera. Revolucioni dixhital imponon tashmë një qasje multimediale, pohoi ai. (kp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Udhëheqësit e 57 vendeve me shumicë myslimane i kanë bërë…